Asambleja e Shoqatës së Kompanive të Naftës së Malit të Zi zgjodhi bordin e ri të menaxhimit dhe etikës, ndërsa kryetar i bordit drejtues u emërua Nrekë Gojçaj nga kompania ‘Europetrol MZ’.
Postin e sekretarit të përgjithshëm dhe të kryetarit të kuvendit do ta mbajë Boris Spaleviq.
Bordi i ri drejtues në dy vitet e ardhshme do të përbëhet nga përfaqësues të kompanive “Europetrol MZ”, “Kallaba Company”, “IK Real” dhe “Dekar”.
“Shoqata e Kompanive të Naftës së Malit të Zi është themeluar në vitin 2015 me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të anëtarëve të saj, kryesisht në fushën e rregullimit të biznesit të transportit, magazinimit dhe tregtisë së naftës dhe derivateve të naftës në tregun malazez. Shoqata vepron në drejtim të heqjes së barrierave administrative dhe përmirësimit të marrëdhënieve me autoritetet vendore dhe shtetërore dhe afirmimin e standardeve dhe profesionalizmit të lartë të anëtarëve të saj, promovon sipërmarrjen dhe tregtinë e bazuar në konkurrencën e lirë, promovimin dhe përmirësimin e praktikave të biznesit. Inicion dhe merr pjesë në grupet e punës në pjesën e miratimit të akteve ligjore të reja ose plotësuese që mund të ndikojnë në veprimtarinë e anëtarëve të Asociacionit dhe promovon tendencat rajonale dhe të BE-së në fushën e transportit, magazinimit dhe tregtisë së naftës dhe derivateve të naftës,” thuhet në njoftim.