ZENKA: UNË E MBËSHTES SPAJIQIN PËR SHKAK TË MARRËVESHJES PARIMORE, NE NUK KEMI KËRKUAR VEND NË QEVERI

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Mehmed Zenka, ka thënë se përkrah qeverinë e udhëhequr nga Spajiq për shkak të parimeve dhe marrëveshjes me mandatarin dhe konstituetët, thuhet nga ajo parti.

Ai tha se “nuk kërkuan vend në qeveri dhe as nuk e kushtëzuan mbështetjen e tyre me asgjë”.

Ai tha se meqenëse emri i UDSH-së dhe emri i tij është përmendur prej ditësh në opinion në kuadër të mbështetjes për formimin e Qeverisë së 44-të, është i obliguar t’ua përsërisë qytetarëve dhe opinionit se në konsultimet me presidentin e Shtetit, ai dha mbështetjen e tij që Spajiq të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së 44-të.

“Ne i japim mbështetje qeverisë për shkak të: nevojës së Malit të Zi për intensifikimin e rrugës evropiane dhe kursit properëndimor të shtetit të Malit të Zi; nevojës së veçantë për pajtim dhe qetësimin e tensioneve duke vendosur një moratorium për të gjitha temat që përçajnë shoqërinë; vazhdimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me theks të veçantë mbylljen e kapitujve 23 dhe 24 në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian; bashkëpunimit të fortë në kuadër të aleancës dhe partneritetit të NATO-s dhe lidhje e pathyeshme me partnerin tonë kyç, SHBA-në”, tha Zenka.

Dhe të gjitha këto, siç tha ai, së bashku me synimin për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe përparimin e shtetit tonë të përbashkët të Malit të Zi si anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

SHARE