Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin gusht, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 799 euro dhe ishte 0.3 për qind më e lartë se në korrik.
Paga mesatare neto në gusht është rritur me 11.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Paga mesatare bruto në gusht ishte 995 euro.
“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në gusht shënuan një rritje prej 1,7 për qind në krahasim me korrikun, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie prej 1,4 për qind”, thuhet në njoftim.