NË FILLIM TË JAVËS SË ARDHSHME, AKSIONI “STOP INFLACIONIT”

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se pret që aksioni “Stop Inflacionit” të rifillojë javën e ardhshme.

Ai u tha gazetarëve se beson se lista e produkteve do të publikohet në fillim të javës së ardhshme.

“Ka një shans që marzhet të ulen. Do të nisim sërish fushatën “Stop Inflacionit”. Tregtarët janë të gatshëm të reduktojnë disa marzhe në zero. Ju e dini që nuk mund të ushtrojmë shumë ndikim, por mendoj se jemi afër një marrëveshjeje falë përpjekjeve të ministrit. Mendoj se do të fillojë të hënën. Nuk do ta fiksoja, do të ketë një listë të produkteve në fillim të javës së ardhshme”, u tha Abazoviq gazetarëve.

SHARE