MPJ: MALI I ZI DËNON SULMIN NDAJ POLICISË SË KOSOVËS

Mali i Zi dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës, tha Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe apeloi për deeskalim të tensioneve.

Në rrjetin “X”, Ministria ka shprehur ngushellimet e tyre për vrasjen e policit, së bashku me urimet për shërimin e të plagosurve.

“Apelojmë për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe mbështesim punën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it të NATO-s në terren. Bëjmë thirrje për hetim të plotë”, thanë nga MPJ.

Ata që janë përgjegjës për atë akt, siç theksojnë ata, duhet të sillen para drejtësisë.

SHARE