MILLATOVIQ FALËNDEROI BIDEN PËR MBËSHTETJEN E SHBA-së

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ai ka falënderuar presidentin Biden për mbështetjen që SHBA-të i japin në vazhdimësi Malit të Zi, njoftuan nga zyra e Millatoviqit.

Siç thonë ata, në takimin me Biden, Millatoviq ka theksuar se të dy vendet mbeten miq dhe aleatë të fortë në aleancën e NATO-s, të përkushtuara për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin kuptimplotë politik dhe ekonomik.

SHARE