PLOTËSIMI I KËRKESAVE DERI MË 2 TETOR OSE GREVË E PËRGJITHSHME

Disa punonjës të Postës së Malit të Zi kanë hyrë në grevë për një orë para disa zyrave.

Ata kërkuan rritje të pagave,  të shtunën pushim dhe pagesa për kolegët në pension, të cilat sipas tyre janë minimale.

Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri më 2 tetor, ata paralajmërojnë grevë të përgjithshme dhe radikalizimin e protestës, që do të thotë pezullim i shërbimeve postare.

Punëtorët mbanin pankarta: “Posta e Malit të Zi nuk është pronë e partive por e qytetarëve të Malit të Zi”; “Thonë se është mirë, por në Postë nuk ka qenë kurrë më keq”.

“I kemi dhënë afat deri më 2 tetor për t’iu përgjigjur kërkesave tona. Kemi mbledhur mbi 420 nënshkrime nga i gjithë Mali i Zi dhe kjo është vetëm për këtë grevë. Tani na janë bashkuar edhe më shumë njerëz, kështu që numri i njerëzve për grevën e përgjithshme do të jetë edhe më i madh nëse nuk plotësohen kërkesat tona”, tha njëri nga punëtorët, Stefan Saviq.

Siç u tha ai gazetarëve, paga e postierit aktualisht është rreth 540 euro.

“Ne bëjmë më të mirën në diell dhe në shi për pagën minimale,” tha ai.

Ai tha se në protestë kanë dalë punëtorë nga terreni, operatorë dhe sportele nga disa qytete të Malit të Zi.

SHARE