Aeroportet e Malit të Zi presin pasagjerin e dy miliontë, që është rezultat i shkëlqyer, tha kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroporteve të Malit të Zi, Elldin Dobarxhiq.
Duke komentuar faktin se kompanitë me kosto të ulët kanë pezulluar përkohësisht një pjesë të linjave nga vendi ynë, Dobarxhiq tha se beson se kjo është një ndërprerje afatshkurtër e linjave dhe se ato do të rikthehen para sezonit veror.
“Ne si shtet e mirëpresim pasagjerin e dy miliontë nesër. Ky është një rezultat i shkëlqyeshëm kur mendojmë se tre vjet më parë kishim vitin e koronës,” tha Dobarxhiq.
Gjatë sezonit dimëror IATA, i cili fillon në fund të tetorit dhe zgjat deri në fund të marsit, kompanitë me kosto të ulët do të lidhin aeroportin e Podgoricës me një sërë destinacionesh.
“Sipas njoftimeve paraprake (me objekt ndryshimi), Wizz Air dhe Ryanair do të lidhin Podgoricën me Milanon, Berlinin, Londrën, Memminghamin, Dortmundin, , Budapestin, Krakovin dhe Gdańsk këtë dimër”, tha Dobaxhiq.