Makarona me Salcë Spinaqi dhe Domate – Shije dhe Shëndet

Salcat janë mënyra më e mirë për të shoqëruar gatimet e sidomos makaronat.

Shpesh konsiderohen të pashëndetëshme, por nëse i përgatisni si duhet ato në të vërtetë mund të kthehen në një vakt shumë natyral e plot vitamina.

Për këtë arsye në recetën e sotëme ju këshillojmë të provoni makaronat me salcë të shijshme spinaqi e domatesh.

Ju duhen vetëm disa përbërës të freskët dhe do t’i keni gati në tavolinë, ndaj ndiqni këshillat hap pas hapi.

Përbërësit

  • 320 gr makarona
  • 200 gr spinaq
  • 250 gr domate të vogla
  • 40 gr djathë i grirë kaçkavall
  • 100 gr vaj ulliri
  • 30 gr arra ose lajthi
  • 1 thelbi hudhër
  • 20 gr sheqer
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Trumzë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të nisni me pjekjen e domateve në furrë.

Ndajini ato në gjysmë dhe shtrojini në një tavë me letër pjekje.

Spërkatini me pak vaj ulliri, kripë, pak sheqer, trumzë dhe piper të zi.

Futini në furrë statike në temperaturë 160 gradë përreth 1 orë.

Më pas vini të ziejë ujin për makaronat dhe hidhini ato si zakonisht kur uji të fillojë të ziejë.

Mund të përdorni makarona të gjata spageti ose të shkrutra pene sipas preferencës tuaj.

Ndërkohë që hidhni makaronat për tu zier përgatisni salcën e spinaqit.

Në një mikser hidhni, spinaqin, arrat ose lajthitë, hudhrën, djathin dhe vajin e ullirit.

Përziejini të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë homoagjene dhe e ujshme.

Hidhini pak kripë në fund hde vendoseni në një tigan me vaj ulliri, aty shtoni dhe makaronat të cilat duhet të jenë zier e në fund domatet e pjekura.

Ndizni zjarrin e ngadaltë dhe hidhni edh epak nga uji i makaronave në mënyrë që ato të bashkohen më mirë me përbërësit e tjerë.

Kur makaronat të jenë përzier mirë dhe të kenë marrë ngjyrën jeshile të salcës, mund t’i shërbeni sipas dëshirës./AgroWeb.org

SHARE