Tensionet e larta politike dhe polarizimi çuan në ndalimin e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), sipas Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (PE), i cili u miratua sot.
51 anëtarë të Komitetit votuan pro raportit, të autorizuar nga raportuesi i PE për Malin e Zi Tonino Piculla, ndërsa tre ishin kundër dhe tre abstenuan.
Anëtarët e Parlamentit Evropian vlerësuan angazhimin e gjatë të Malit të Zi për integrimin në BE, i cili vazhdon të ketë një nivel të lartë të mbështetjes publike.
Megjithatë, ata deklaruan se dështimi për të krijuar konsensus mbi çështjet me interes kombëtar dhe mungesa e dialogut ndërpartiak vonoi përparimin në reformat në lidhje me BE-në dhe e zhyti Malin e Zi në një krizë të thellë politike dhe institucionale.
Thuhet se anëtarët e PE-së vërejnë përmirësim në parandalimin e korrupsionit, mirëpresin përpjekjet pozitive në fushën e tregtisë ilegale, veçanërisht në kontrabandën e cigareve.
Ata i bënë thirrje Malit të Zi të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave.