GJUROVIQ: PAPUNËSIA NË TREMUJORIN E DYTË ËSHTË MË E ULËTA QË NGA MATJET

Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, ka bërë të ditur sot se Mali i Zi ka shënuar shkallën më të ulët të papunësisë në tremujorin e dytë që nga matjet.

Sipas të dhënave të Monstat, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ishte 12,9 për qind, që është 1,7 për qind më pak krahasuar me vitin e kaluar dhe 4,2 për qind në krahasim me vitin 2021.

“Rritja e aktivitetit ekonomik dhe një sezon i mirë turistik kanë shkaktuar nevojën për një fuqi të re punëtore. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, ka shkruar Gjuroviq në platformën X.

SHARE