AgroWeb.org ka publikuar një sërë kurash natyrale efikase kundër sheqerit në gjak dhe diabetit
Një nga më të mirat është padyshim ajo me limon dhe selino, të cilën do e mësoni në këtë artikull.
Kura Me Selino Dhe Limon Kundër Sheqerit Në Gjak
Të dyja së bashku, këto produkte normalizojnë nivelin e sheqerit në gjak në mënyrë efikase dhe luftojnë diabetin.
Kjo kurë është 100% natyrale dhe ka nevojë vetëm për dy përbërës.
Përbërësit:
- 300 gramë selino
- 6 limonë
Përgatitja:
Lajini kërcenjtë e selinosë dhe më pas grijini hollë në rende. Grimcat e vogla vendosini në një tenxhere
Shtoni lëng të freskët të limonave dhe mbylleni me kapak.
Ndizeni sobën dhe vendosni një tenxhere të madhe të mbushur me ujë. Kur uji të ketë marrë valë, uleni zjarrin dhe vendosni në të tenxheren më të vogël ku keni selinonë, proces që njihet si banjomari.
Mbajeni në ujë të valuar për 2 orë më pas hiqeni nga zjarri.
Mos e hiqni kapakun pa u ftohur tenxherja.
Më pas, lëngun hidheni në një kavanoz qelqi dhe mbylleni mirë me kapak.
Kavanozin futeni në frigorifer.
Pini nga një lugë çdo mëngjes me stomak bosh, gjysëm ore përpara se të hani mëngjes.
Sasia e përftuar mund të zgjasë deri në dy muaj.
Dy muaj pas marrjes së rregullit të kurës, niveli i sheqerit në gjak do të normalizohet.
Do të ndiheni shumë mirë dhe të shëndetshëm.
Limonët ndihmojnë në largimin e toksinave, rregullojnë pehashin dhe përmirësojnë tretjen.
Selinoja përmirëson funksionin e veshkave, lëvizjen e zorrëve dhe qarkullimin e gjakut.
Ajo duhet konsumuar rregullisht.
Një tjetër kombinim i shëndetshëm, sugjeruar nga AgroWeb.org, është edhe ai me selino, majdanoz dhe mollë, që pastron organizmin dhe jep energji dhe gjallëri.
Lëng Selinoje, Molle Dhe Majdanozi
Përbërësit:
- 8 kërcenj selino
- 2 mollë jeshile
- Një tufë me majdanoz (i jep trupit shumë alkalinë)
Udhëzimet:
Shtrydhni në fillim 4 kërcenj selinoje, dhe më pas shtoni majdanozin, mollët dhe më pas pjesët e mbetura të selinosë. Lëngun duhet ta pini menjëherë për të marrë të gjithë ushqyesit e nevojshëm. /AgroWeb.org