TË DYSHUARIT PËR HAPJEN E TUNELIT NUK JANË NGA SHQIPËRIA

Gjashtë personat e dyshuar për hapjen e tunelit nga një banesë private në rrugën Njegosheva deri te depoja e Gjykatës së Lartë nuk janë nga Republika e Shqipërisë, thanë nga sektori i sigurisë për Portalin e RTMZ.

Në interes të hetimeve, burimet e këtij portali nuk kanë dashur të thonë se nga janë të dyshuarit, por kanë theksuar se është mjaft e sigurt se ata nuk janë nga Shqipëria.

Ata e thanë këtë pasi një pjesë e mediave në vend dhe rajon raportuan informacionin se të dyshuarit janë shtetas shqiptarë.

Departamenti i Policisë e di se ku janë të dyshuarit,  por ndërmarrja e hapave të mëtejshëm do të varen nga policia dhe taktikat hetimore.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare diskutoi sot për tunelin dhe ende nuk ka përfunduar inventarizimi i të gjitha sendeve në depo.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se situata ndryshon nga ora në orë dhe se hetuesit janë në gjurmët e autorëve. Megjithatë, ai nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje.

SHARE