TË PREMTEN DO TË MBAHET SEANCA E XII E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Të premten në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit do të mbahet seanca e XII me radhë. Për këtë seancë janë të propozuara 4 pika të rendit të ditës: propozim vendimi mbi statutin e Komunës së Tuzit, propozimi i programit të rregullimit hapësinor të Komunës së Tuzit për vitin 2020, programi i punës së SHPK Komunale për vitin 2020 – me propozim vendim mbi dhënien e pëlqimit si dhe propozim vendimi mbi kompensim për punën e trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm të Kuvendit të Komunës së Tuzit të themeluar me vendime të veçanta.

SHARE