MBËSHTETJE E FORTË E ITALISË PËR RRUGËN EVROPIANE TË MALIT TË ZI

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, tha se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e dobishëm të Italisë për të gjitha reformat që vendi duhet të zbatojë.

Kështu ka thënë Matarella gjatë një takimi me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Presidenti Millatoviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në atë vend me ftesë të presidentit të Italisë Sergio Matarella, tha se ardhja e tij, në kuptimin simbolik, tregon se Mali i Zi nuk ka më partner natyral dhe fqinj më të afërt në anën tjetër të Adriatikut sesa Italinë.

“Me të cilin ka lidhje historike ashtu edhe nga bashkëpunimi intensiv politik dhe ekonomik. Të dy vendet janë partnerë në një sërë nismash rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe forcohen më tej nga aleanca në Aleancën e NATO-s. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e përgjithshme dhe të vazhdueshme të Italisë për realizimin e prioritetit tonë të politikës së jashtme – anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Jam i sigurt se mund të llogarisim në mbështetjen e fuqishme të Romës në periudhën e ardhshme”, tha Millatoviq.

Ai ftoi presidentin Mattarella të vizitojë Malin e Zi, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së dialogut politik në nivel të lartë.

SHARE