Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka thënë sot në Shkup, se është entuziast për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, duke shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi do të tregojë se zgjerimi është i gjallë dhe po ndodh realisht, dhe se nuk ekziston vetëm në konferenca.
“Ne jemi entuziastë dhe nuk mendoj se duhet të ndalojmë së qeni, kur është fjala për BE-në”, tha Millatoviq në përgjigje të pyetjes së Tanjug.
Presidenti konfirmoi se kishte kundërshtim për draftin e parë të deklaratës në të cilën ishte përmendur viti 2030 në një mënyrë që, siç tha ai, nuk ishte mjaft i saktë dhe i qartë.
“Ajo që kam insistuar në emër të Malit të Zi, i cili ka qenë në procesin e negociatave për shumë vite dhe ka avancuar më së shumti në procesin e anëtarësimit në BE, është se ai është ende shumë larg dhe më pas u arrit një marrëveshje e përbashkët, në të cilën përcaktuan vitin 2030 si datën më të fundit dhe se çdo vend mund të bëhet anëtar i BE-së shumë më herët se ai vit me dinamikën e vet në aspektin e përgatitjes dhe reformave të brendshme”, tha Millatoviq.
Ai vlerëson se pas ndryshimeve demokratike në Mal të Zi janë krijuar kushte të rëndësishme që Mali i Zi të intensifikojë më tej procesin e reformave, mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
“Që ne mund të jemi vërtet gati shumë më herët se 2030 për t’u bërë një anëtar i ri i BE-së. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si shkoi biseda dhe konsensusi që arritëm në fund mes vendeve anëtare të procesit të Brdo Brionit”, tha Millatoviq.
Ai tha se propozimi i tij që Mali i Zi të jetë vend pritës i Samitit të ardhshëm është përkrahur nga të gjithë pjesëmarrësit.