Ekonomitë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian po ndiejnë pasojat e inflacionit të lartë: Komisionit Europian pohoi se rritja ekonomike e bllokut është më e ulët nga sa pritej.
Fillimisht, ajo ishte parashikuar në 1 për qind për 2023-shin, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.
Tashmë, edhe prognoza për për vitin 2024 është ulur në 1.4 për qind nga 1.7 për qind që ishte fillimisht.
Ngadalësimi ishte sipas raportit, rrjedhojë e qartë e uljes së kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.
Ekonomia e Bashkimit Europian është përballur me dy situata të rënda: pandeminë e koronavirusit dhe luftën e Rusisë në Ukrainë.
Shkalla e lartë e inflacionit e ka bërë të veten, ndonëse tani ka nisur të bjerë.
Në këtë pikë, shkalla e inflacionit pritet të arrijë në 6.5 për qind më 2023 dhe 3.2 për qind vitin e ardhshëm.
Në Eurozonë, çmimet e produkteve të konsumit pritet të rriten për 5.6 për qind më 2023 dhe 2.9 për qind më 2024. Sipas Komisionit, lufta e Rusisë në Ukrainë, shkalla e lartë e normave të interesit, inflacionit dhe por edhe ndikimi i motit ekstrem, vazhdojnë të përbëjnë rrezik për ekonominë e bllokut europian.