Çfarë ju pëlqen të shijoni pasditeve?
Një filxhan kafe apo ndonjë embëlsirë e lehtë dhe e shijshme?
Po sikur t’i përgatisni të dyja në një recetë të vetme.
Keku që ju sugjerojmë sot ka si përbërës kryesor kafen dhe do t’ju mrekulloje me pamjen interesante dhe shijen e mirë.
Përbërësit
- 4 vezë
- 180 gr sheqer
- 120 gr gjalpë i shkrirë
- 120 gr miell
- 250 ml kafe ekspres
- 250 ml qumësht
- Sheqer pluhur
Përgatitja
Për të nisur me përgatitje e kësaj recete ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat.
Ndërkohë rrihni të bardhat e vezëve ne anë të një rrahësi elektrik derisa të formohet shkuma e zakonshme.
Teksa i lini këto të fundit të pushojnë, rrihni të vërdhat dhe shtoni sheqerin pak nga pak bashkë me gjalpin e shkrirë.
Kur të keni formuar masën kremoze e pa kokrriza, shtoni pak nga pak miellin derisa të formoni brumin kremoz e homogjen.
Më pas shtoni kafenë e ftohur dhe përzieni me anë të një teli kuzhine derisa të bashkohet mirë me brumin.recommended byBEAUTY DERMMetoda koja uklanja 87% mimičkih boraSAZNAJ VIŠE
Duke përzier shtoni edhe qumështin bashkë me të bardhat e vezëve që përgatitët më parë.
Ndërkohë përgatisni një tavë prej porcelani me përmasa 13×23 cm duke e shtruar me letër pjekje.
Hidhni brumin dhe ktheni nga jashtë fletët e letrës së pjekjes në mënyrë që të mos ngjiten.
Tundeni pak tavën në mënyrë që të dalin bulëzat e ajrit nga brumi dhe futeni atë të piqet në temperaturë 150 gradë për 80 minuta.
Kur të piqet hiqeni nga letra e pjekjes dhe preni hollë me thikë anët e tij.
Brumi në brendësi duhet të ketë disa tonalitete ngjyrash dhe do të ngjajë më shumë si një pudding sesa keku i zakonshëm.
Më pas vazhdoni me prerjenen e 8 kuadratëve të vegjël të kekut tuaj.
Dekorojeni me pak sheqer pluhur dhe mund ta shijoni menjëherë./AgroWeb.org