ÇMIMET E USHQIMIT 44 PËRQIND MË TË MËDHA DHE VAZHDOJMË TË RRITEN

Çmimet e ushqimit në Malin e Zi që nga korriku 2019, sipas Monstat, janë më të larta për 44 përqind dhe vazhdojnë të rriten.

Tregtarët për këtë fajsojnë importuesit dhe rritjen e kostos, megjithëse sipas deklaratave tatimore, për ta po rriten dhe të ardhurat dhe fitimi ndjeshëm.

Qeveria në mars të këtij viti, në bashkëpunim me zinxhirët e tregtimit, nisi një fushatë  “Stop Inflacionin” gjatë së cilës çmimet u ulen për disa marka, por ajo zgjati shkurt dhe nga prilli, çmimet vazhduan të rriten.

Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, brenda së cilës ekziston edhe një nënsektorë i tregëtisë, nuk u përgjigj në pyetjen e “Vijesti” se a ndjekin  çmimet e shitjes me pakicë, nëse ata shqetësohen për vazhdimin e inflacionit, dhe nëse ata planifikojnë të vazhdojnë akcionin “Stop  Inflacionit” ose të sjellin disa masa të tjera për të ndaluar ose kufizuar rritjen e çmimeve.

Ata nuk iu përgjigjën pyetjes nëse rritja e çmimit ndodh për shkak të të ashtuquajturës “inflacion të importuar” apo janë kufij të lartë të importuesve, shitësve me shumicë dhe shitësve me pakicë.

Analiza e çmimeve të ushqimeve nga zinxhirët e blerjeve në Mal të Zi dhe rajoni tregon se çmimet e shumicës së produkteve janë dukshëm më të larta në Mal të Zi sesa në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa barazohen ose pak më të larta se në Kroaci.

SHARE