Në Mal të Zi, shkalla e prevalencës së pirjes së duhanit është rreth 35 për qind, që është alarm për sistemin shëndetësor dhe mbarë shoqërinë se është e nevojshme të zbatohen masat për kontrollin e duhanit, tha ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq.
Në takimin vjetor të Konventës Kornizë për kontrollin e duhanit në Budva, ai paralajmëroi se përdorimi i produkteve të duhanit, si dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit, është një problem global që shkakton pasoja të rënda për shëndetin publik.
Siç shtoi ministri, kjo gjithashtu çon në probleme të rëndësishme shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore.
Siç është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, Shqekiq ka thënë se është i bindur se takimi do të përdoret për të krijuar praktikat më të mira në atë fushë, e gjitha me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.