Mbrëmë, në oborrin para ndërtesës së Komunës u mbajt ceremonia solemne, në nder të 1 shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit.
Në këtë mbrëmje të veçantë, në tapetin e kuq parakaluan figura të shquara si nga sfera politike, ashtu edhe nga ajo kulturore e shkencore të cilët, me prezencën e tyre i’a shtuan rëndësinë ngjarjes në fjalë.
Ceremonia u hap me himnin malazez dhe atë shqiptar, ndërsa fjalën e rastit e mbajtën kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq si dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Gjatë mbrëmjes, përveç përformancave të balerinëve të mirënjohur, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, u bë edhe ndarja e çmimit ,,1 shtatori – Dita e Komunës së Tuzit”.
Këtë vit çmimi i’u nda Sandra Bojajt – për kontributin e dhënë në fushën e mediave, drejtimin e TV BOIN dhe afirmimin e femrës shqiptare në fushën e biznesit.
Në fund, për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest, krahas të cilit të pranishmit patën mundësinë të shijonin edhe procesin e punës së piktorit të mirënjohur nga Maqedonia e Veriut– Verim Zeneli.