Këshilla Praktike për Qetësimin e Simptomave të Gripit

Stina e gripit po afron dhe është e nevojshme që njeriu të mësojë jo vetëm për rëndësinë e higjenës dhe parandalimit por edhe masat për zbutjen e simptomave.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për hapat e duhur në zbutjen e simptomave të gripit.

Këshilla Për Zbutjen e Simptomave të Gripit

AgroWeb.org ju sjell disa nga këshillat më të mira për zbutjen e simptomave në kushtet e shtëpisë tuaj.

Pushim në shtëpi

Gripi është një sëmundje e transmetueshme, ndaj është e udhës që të merrni leje nga puna apo nga shkolla.

Kështu bëni të mundur që jo vetëm të mos rrezikoni shëndetin e të tjerëve, por edhe të merrni kohën e duhur që ju duhet për pushim.

Lëngjet

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të pini sa më shumë lëngje, kryesisht çaj, vitamina dhe supë me mish pule.

Lëngjet e ngrohta do të ndihmojnë në shkrirjen e sekrecioneve dhe në zbutjen e kollës. Aroma e çajit në veçanti, zhbllokon hundët, ju hidraton dhe zbut fytin e acaruar.

Çaji i malit dhe çajrat bimorë kanë përfitime shtesë, sepse janë të pasur me antioksidantë.

Kjo e fundit ka tendencën të zgjasë dhe është e nevojshme që me rekomandimin e mjekut të merrni shurup kolle të cilin duhet ta përdorni sipas rekomandimit.

Hudhra

Hudhra largon bakteret dhe duhet ngrënë çdo ditë.

Në rastin e sëmundjeve, konsumi i saj zhbllokon hundët dhe rrugët e frymëmarrjes.

Banja me Avull

Banja me avull është shumë ngushëlluese për të gjithë trupin e plogësht.

Nëse nuk keni fuqi për një dush të nxehtë, mbuloni kokën me peshqir dhe nuhasni avullin e ujit të nxehtë, duke u çliruar nga sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes.

Solucionet me Kripë

Përzieni çerek luge çaji me kripë me të njëjtën sasi sodë buke dhe ujë.

Përdorni një shiringë pa gjilpërë, për të shpëlarë hundët dy ose tre herë në ditë dhe shumë shpejt do të merrni frymë lirisht.

Flini gjumë

Gjumi është i domosdoshëm për të mposhtur gripin dhe të ftohurin.

Flini 7-9 orë që të rimëkëmbeni. Mos e neglizhoni asnjëherë vizitën te mjeku në rastet kur simptomat e gripit përkeqësohen.

Solucionet Anti-Grip

Pas vizitës, mjeku mund t’ju rekomandojë marrjen e solucioneve kundër gripit që treten në ujë.

Merrini ato sipas këshillës së mjekut duke treguar kujdes për të mos e tepruar./AgroWeb.org 

SHARE