Në Mal të Zi në korrik janë realizuar 227,77 mijë ardhje dhe 1,01 milionë fjetje turistësh në akomodime kolektive, sipas të dhënave paraprake të Monstat.
“Nga numri total i fjetjeve në akomodime kolektive, 90,7 për qind janë bërë nga të huaj, dhe 9,3 për qind nga turistët vendas”, thuhet në njoftim.
Në strukturën e fjetjeve, sipas llojeve të vendeve turistike në muajin korrik, fjetjet më të mëdha u arrit në qytetet bregdetare 91.8 për qind, kryeqytet 4.6 për qind, qytetet malore 2 për qind dhe qytetet e tjera 1.6 për qind.
Objektet kolektive të akomodimit përfshijnë hotele, konvikte, motele, vendbanime turistike, resorte, bujtina dhe kampe dhe nuk përfshin atë individual, të ashtuquajtur privat – akomodim në shtëpi dhe dhoma me qira, si dhe në apartamente turistike.