GJELOSHAJ: NUK KA KONFLIKT INTERESI, DO TË DREJTOHEMI NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha për Portalin RTMZ se pozitat e kryetarëve dhe deputetëve komunalë nuk janë në konflikt interesi.

“Institucionet le të bëjnë punën e tyre në kompetencën e tyre, pozitat e kryetarëve dhe deputetëve të komunave nuk janë në konflikt interesi, pas miratimit të Kushtetutës së Malit të Zi në vitin 2007, për shumë vite disa kryetarë komunash kanë qenë edhe deputetë. Shumë shpejt, së bashku me disa kolegë të tjerë të kryetarëve të komunave, do të apelojmë në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje, që të mbajë qëndrim dhe deri atëherë të marrë një masë të përkohshme. Pas përfundimit të këtyre procedurave mund të jap dorëheqjen, nuk kam në plan të mbaj postin e deputetit, por vendosa ta bëj këtë hap, për të përfshirë edhe publikun profesional, që të mos heshtim për zgjidhjet antikushtetuese. Kuvendin e kam njoftuar se nuk duhet të më paguajnë kompensim për punën time dhe se funksionin do ta kryej në baza vullnetare”, tha Gjeloshaj.

Kujtojmë se mbrëmë ka skaduar afati deri në të cilin deputetët me poste të tjera publike duhej të dorëzonin dorëheqjet.

SHARE