Niveli i sundimit të ligjit që ekziston në shtetet e zhvilluara demokratike do të mbetet i paarritshëm për Malin e Zi nëse nuk zbatohen reformat themelore të sistemit gjyqësor, vlerësoi presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Siç tha ai, për shkak të lëshimeve të disa bartësve të funksioneve gjyqësore, çështjet e rëndësisë më të madhe për interesin publik mbeten të bllokuara në nivele të ndryshme të atij sistemi prej vitesh, pa epilog përfundimtar.
“Drejtësia e papritur ose e vonuar shpesh barazohet me padrejtësi; prandaj, një gjyqësor efikas dhe profesional është garantuesi i vetëm i besimit të qytetarëve në shtetin dhe institucionet e tij”, ka deklaruar Millatoviq në një postim në Twitter.