ULJA E ÇMIMEVE TË BUKËS AKTUALISHT ËSHTË E PAMUNDUR

Edhe pse nga sot, për të dhjetën herë që nga fillimi i vitit, paguajmë derivatet më të shtrenjta, Qeveria për momentin nuk do të ulë akcizën, thotë ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq.

Ndërsa çmimi i bukës do të varet edhe nga çmimet e karburanteve në periudhën e ardhshme, ministri pohon se marzhet e larta dhe oreksi i pangopur i tregtarëve për fitim janë arsyet kryesore të rritjes ditore të çmimeve.

Ndonëse javët e fundit çmimet e drithërave në tregjet ndërkombëtare janë në rënie, një ulje e mundshme e çmimit të bukës në vendin tonë nuk është reale për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, thonë bukëpjekësit. Pavarësisht kësaj, ata do të përpiqen të vazhdojnë të gatuajnë bukë me të njëjtin çmim.

Hasan Ramoviq, së bashku me Grupin e Prodhuesve të Produkteve të Bukës, beson se çmimet nuk do të rriten kaq shpejt në këtë moment.

“Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia e ne bukëpjekësve është shumë e madhe për furnizimin me bukë. Vetëm në kufijtë ekstrem do të jemi gati të ulemi të bëjmë një analizë me shtetin dhe të biem dakord për çmime më të larta”, theksoi ai.

“Nëse në periudhën e ardhshme do të ketë rritje më drastike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, patjetër do të fillojmë të mendojmë për riaktivizimin e vendimit për uljen e akcizës”, ka shtuar ministri Dajmanoviq.

SHARE