Dy persona humbën jetën nga një valë sulmesh ruse me raketa e dronë ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Kryebashkiaku i tij Vitali Klitschko deklaroi se Kievi nuk ishte përballur me sulm kaq të fuqishëm që nga pranvera. “Armiku ka kryer sulme të kombinuara, duke përdorur dronë dhe raketa”, u shpreh ai. Shpërthime të mëdha janë raportuar po ashtu dhe në Odesa e në rajonin Çerkasi.
Rusia e ka akuzuar Ukrainën se e ka kryer atë që duket të jetë sulmi më i madh me dronë në tokën ruse qëkur Moska e pushtoi atë 18 muaj më parë, si pasojë e të cilët u dëmtuan disa aeroplanë luftarakë rusë. Gjashtë rajone ruse u goditën nga sulme me dronë gjatë natës mes 29 dhe 30 gushtit.
E duket se bombardimet në Kiev ishin një formë shpagimi. Sulmet me dronë në Moskë në fakt, po bëhen më të shpeshta. Megjithëse efekti i tyre është relativisht modest, dronët ukrainas po sulmojnë gjithnjë e më shumë objektiva në kryeqendrën e Rusisë.
Ekspertët besojnë se Kievi po ndjek disa qëllime dhe presin përshkallëzim të mëtejshëm. Një prej tyre është dërgimi i “një mesazhi të fuqishëm mediatik – si për botën ashtu edhe për qytetarët e saj – se Ukraina nuk është pasive, por mund t’i përgjigjet agresionit rus. Sulmet po bëjnë gjithashtu presion mbi udhëheqjen ruse për të tërhequr më shumë sisteme kundërajrore nga fronti drejt Moskës.
Një synim tjetër është të provokojë reagime të pamatura dhe të dhunshme, të tilla si “mbytja e një anijeje mallrash turke nga zhgënjimi, e cila do të krijonte probleme të mëdha për Rusinë me Erdoganin, të cilin Moska në fakt dëshiron t’i shmangë”.