Si të Përdorni Dafinën për Flokët dhe Lëkurën

Që në lashtësi dafina njihet si një bimë hyjnore.

Ajo është e pasur me vitaminë C, vitaminë B dhe A.

Kjo e fundit është një antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive.

Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, kalium, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Kaliumi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut.

Përdorimet e dafinës për shëndetin dhe në gatim janë të panumërta.

Paraardhësit tanë e kanë përdorur atë për të përgatitur finjë (dezinfektant ose sapun) për të pastruar rrobat dhe enët e guzhinës, veçanërisht në rastet e shfaqjes së epidemive.

Romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë.

Si Të Përdorni Dafinën Për Flokët Dhe Lëkurën

Gjethet e dafinës janë ideale për sistemin tretës, kundër inflamacionit, kundër infeksioneve e të tjerë.

Ato përdoren në mënyrë efikase edhe për flokun dhe lëkurën.

Dafina Për Flokë Të Butë e Të Ushqyer 

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se dafinën mund ta përdorni për shpëlarjen e flokut.

Zieni disa gjethe dafine në një tenxhere me ujë për jo më shumë se 20 minuta.

Kur gjethet të kenë çliruar aromën e plotë, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe prisni sa të ftohet.

Ky lëng përdoret për shpëlarje dhe masazh të flokut nga rrënja tek majat.

Lëngu i dafinës funksionon edhe për pastrimin e skalpit nga infeksionet e ndryshme mykotike ose bakteriale, por edhe kundër zbokthit dhe psoriazës.

Nëse e përdorni çdo ditë, lëngu i dafinës do të eliminojë zbokthin një herë e mirë.

Dafina Për Një Lëkurë Të Pastër 

Lëngun e mësipërm mund ta përdorni për të pastruar dhe zbutur lëkurën e fytyrës.

Si tonik, ky lëng mund të përdoret dy herë në ditë me një pambuk.

Lëngu i dafinës do të ndihmojë me problemet me njollat, por edhe do t’i japë asaj një paraqitje më të shëndetshme dhe gjallëri. /AgroWeb.org

SHARE