Kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq ka biseduar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialog, Miroslav Lajçak.
Siç theksoi ai, u diskutua për rëndësinë e stabilitetit të përgjithshëm dhe përshpejtimin e integrimit në BE për të gjitha vendet, me theks të veçantë për Malin e Zi.
Lajçak vuri në dukje se “BE ka pritshmëri të qarta nga qeveria e ardhshme për të qëndruar në rrugën e saj dhe për të dyfishuar përpjekjet e saj në rrugën e vendit drejt BE”.
“Në Forumin Strategjik të Bled-it 2023, takova kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Diskutuam zhvillimet dinamike në Mal të Zi. BE-ja ka pritshmëri të qarta nga qeveria e ardhshme që të qëndrojë në kursin e saj dhe të dyfishojë përpjekjet e saj për rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.