ZJARRI MË VDEKJEPRURËS NË EVROPË, VIJON LUFTA ME FLAKËT NË RAJONIN E EVROSIT

Qindra zjarrfikës grekë vijojnë të luftojnë me zjarret që kanë pushtuar Aleksandropulin prej ditësh dhe që deri tani u kanë marrë jetën të paktën 20 personave.

Ky është padyshim zjarri më vdekjeprurës në Europë, me flakët që kanë shpërthyer në vende të ndryshme të kontinentit, edhe për shkak të valës së pazakontë të të nxehtit.

Vatra më e madhe e zjarrit në Greqi është padyshim ajo që filloi pranë qytetit të Aleksandoupolis dhe i nxitur nga erërat e forta e temperaturat e larta, u përhap me shpejtësi në të gjithë rajonin e Evrosit, aty ku krahas zjarrfikësve grekë, janë angazhuar në luftë me flakët edhe ata shqiptarë, bullgarë e çekë.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Kopernikus i mbështetur nga Bashkimi Evropian tha se zjarri i Evros kishte djegur më shumë se 77,000 hektarë tokë, duke e bërë atë një nga më të mëdhenjtë në tokën evropiane në vite.

“Ne u përpoqëm të lagnim pak tokën për mbrojtje, por uji avullonte në moment. Thjesht nuk ishte e mundur të shpëtoja asgjë”, shprehet bletari 40-vjeçar Mihalis Çolakis, i cili humbi 350 koshere bletësh në fshatin Kirki, në rajonin e Evros.

Krahas zjarrfikësve, në terren kanë dalë edhe ekspertët për të vlerësuar dëmin, teksa të enjten në parlament prite ttë miratohet një paketë mbështetëse për familjet ddhe bizneset që janë dëmtuar nga zjarret e pazakonta në Greqi.

SHARE