Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” i bëri thirrje mandatarit Millojko Spajiq që, siç thonë ata, të formojë një qeveri serioze, të përgjegjshme dhe të fortë, për të cilën kanë mbetur edhe më shumë se dy muaj.
Ata shtojnë se është e vërtetë që mandatari Spajiq ka premtuar zyrtarizimin e ofertës, por që nuk ka ndodhur.
“Ajo që mësuam nga mediat ishte informacioni se Partia Boshnjake ka pranuar “ofertën” e Millojko Spajiqit, duke theksuar se mandatari u ka premtuar se koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Nuk duam të besojmë se deputetët e Lëvizjes “Evropa Tani” duan diçka tjetër, por ajo që Spajiq shpall si “skicë” të qeverisë së ardhshme, është rikthimi aktiv i Gjukanoviqit në arenën politike”, thonë nga koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”.