Gjumi i Drekës për Shëndet të Mirë dhe Produktivitet të Lartë

Prindërit na kanë thënë që gjumi i drekës për fëmijët bën mirë për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Në fakt, gjumi i drekës nuk u shërben vetëm fëmijëve por edhe të rriturve.

Në mesin e ekspertëve, ai njihet si gjumi i fuqisë, sepse largon stresin, përmirëson shëndetin dhe e bën njeriun më produktiv dhe më të qetë.

Gjumi, Më Shumë Se I Nevojshëm

Shumë ekspertë rekomandojnë fjetjen për 7 deri në 9 orë në ditë.

Disa studime, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë, rreziku i të pësuarit një aksident me makinë trefishohet.

Nga ana tjetër, njerëzit që flenë më shumë se 9 orë gjumë në ditë, janë më të prekur nga vdekja e parakohshme.

Efektet E Gjumit Të Munguar

Nëse njeriu nuk fle mirë dhe mjaftueshëm për disa ditë me rradhë, do të vuajë nga defiçiti i gjumit.

Ky i fundit ndikon në cilësinë e shikimit, arsyetimit, përpunimit të informacionit, performancës, motivimit, vigjilencës dhe durimit.

Njerëzit e drobitur nga mungesa e gjumit kanë më shumë luhatje të humorit, janë më agresivë dhe më të stresuar.

Vlerat E Gjumit Të Drekës

Studimet shkencore kanë treguar se nëse flini 20 minuta gjumë në drekë ose pasdite, do të ndiheni më të çlodhur se në rastin e fjetjes 20 minuta më tepër në mëngjes.

Këtë në fakt e kërkon vetë trupi, sepse pasdite niveli i lodhjes ka arritur kulmin.

Ekspertët sugjerojnë që gjumi i drekës pas pasdites duhet të jetë diku mes 15 deri në 30 minuta.

Nëse flini më shumë se 30 minuta, atëherë do të futeni në katër fazat e gjumit, një prej të cilave është ajo e Lëvizjes Së Shpejtë Të Syve, nga e cila është shumë e vështirë të zgjohesh.

Nëse flini më shumë se 30 minuta, do të keni vështirësi të flini në mbrëmje.

Ka ekspertë që thonë se në drekë ose pasdite, mund të flini deri në një orë për të përmirësuar aftësitë dhe funksionet e trurit.

Nëse angazhimet e punës nuk u mundësojnë gjumin e drekës, atëherë shfrytëzoni edhe 5 minuta nga pushimi për të mbajtur sytë mbyllur dhe për të pushuar pak.

Këshilla Si Të Shfrytëzoni Të Mirat E Pushimit Të Pasdites

Shmangni kafeinën pas orës 15.00.

Kafeina shërben si stimulus dhe mund të prishë ciklin e gjumit.

Ajo qëndron deri në 6 orë në organizëm.

Nëse nuk dëshironi ta teproni me gjumin e pasdites, vendosni alarm.

Nëse nuk keni kohë për gjumin e drekës ose të pasdites, përpiquni të meditoni.

Duhet të kuptoni që trupi ka nevojë për pushim dhe atë duhet marrë qoftë nëpërmjet gjumit apo edhe meditimit./AgroWeb.org

SHARE