Vitaminat më të Mira Kundër Plakjes së Lëkurës – Ushqimet ku Gjenden

Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta.

Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj.

Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.

Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës

Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës.

Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.

Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.

Suplementët më të Mirë për Lëkurën

Kolagjeni

Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës.

Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës.

Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj.

Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.

Vitamina D

Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës.

Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë.

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.

Vaji i Peshkut

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë.

Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrat.

Lëngu i Kockave

Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen.

Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe zbut rrudhat.

Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën.

Biotina

Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë.

Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë.

Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve.

Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.

Vitamina A

Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes.

Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremërave me vitaminë A në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.

Multivitaminat

Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh.

Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale.

Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.

Vitamina C

Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.

Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe për një lëkurë të lëmuar.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

Vitamina E

Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.

Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë./AgroWeb.org

SHARE