SPAJIQ TË PREMTEN PARA DEPUTETËVE PËR QEVERINË

Në mbledhjen e së premtes, klubi i deputetëve të Lëvizjes “Evropa Tani” do të marrë informacion nga mandatari Millojko Spajiq se si duhet të duket qeveria e re, kush do të jenë përbërësit e saj dhe cilat do të jenë prioritetet e saj kryesore, mëson Portali RTMZ.

Seanca e grupit parlamentar do të mbahet të premten në mbrëmje dhe është veçanërisht e rëndësishme nëse dihet se një pjesë e deputetëve nga lista e Lëvizjes “Evropa Tani”, sipas deklaratave të tyre të mëparshme, nuk është gati të mbështesë qeverinë nëse ajo nuk ka mbështetjen e të paktën 49 deputetëve.

Në seancën e organeve të PB-së mbrëmë në Rozhajë është bërë e ditur se koalicioni “Për të ardhmën e Malit të Zi” nuk është në lojë kur bëhet fjalë për formimin e qeverisë së ardhshme.

Kryetari i PB-së Ervin Ibrahimoviq tha në seancë se mandatari Millojko Spajiq i informoi ata se koalicioni “Për të ardhmën e Malit të Zi” nuk do të ftohet për t’iu bashkuar qeverisë.

Pasi ato informacione kanë arritur në media, deputetët nga lista e Lëvizjes “Evropa Tani” janë njoftuar se mbledhja e klubit të deputetëve do të mbahet të premten në mbrëmje.

Deri më tani, Civis, Mali i Zi i Bashkuar dhe një numër tjetër deputetësh nga lista e Lëvizjes “Evropa Tani” kanë shprehur synimin e tyre që të mos mbështesin qeverinë e konceptuar pa mbështetjen e së paku 49 deputetëve.

SHARE