LLOJI I RI I KORONËS NUK ËSHTË MË I RREZIKSHËM SE DERI MË TANI

Situata epidemiologjike në Mal të Zi është stabile dhe nuk është shënuar rritje e madhe e numrit të personave të infektuar me koronavirus, tha Darinka Markoviq, epidemiologe e Institutit të Shëndetit në Mal të Zi.

Një variant i ri i koronavirusit me një numër të madh mutacionesh është regjistruar në katër vende. Varianti BA2.86 u shfaq në Amerikë, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Izrael.

“Ajo që po ndodh tani na kujton faktin se Covid-19 është jashtëzakonisht i prirur ndaj mutacioneve”, tha Markoviq. Ajo thotë se është një lloj i ri me një numër të madh mutacionesh, i ngjashëm me Omicron.

“Për atë lloj BA2.86 është karakteristikë që janë shfaqur një numër i vogël i atyre rasteve. Në mënyrë që ne të dimë se çfarë lloj rreziku do të lindë, duhet të kalojë një kohë e caktuar. Për disa javë do të kemi informacione se çfarë do të ndodhë me shtamin e ri BA2.86”, tha Markoviq.

Kur është fjala për situatën epidemiologjike në Mal të Zi, Markoviq thekson se pas verës mund të pritet një rritje e numrit të të infektuarve.

“Situata epidemiologjike tani është stabile dhe në këtë moment nuk shënojmë një numër të konsiderueshëm të të infektuarve në krahasim me vitin paraprak… Nuk vërejmë dallime në klinikë”, tha Markoviq.

SHARE