A Helmohesh Duke Ngrënë Peshk me Djathë? Zbuloni Faktet

Nëse ha peshk me qumësht, djathë apo me kos helmohesh keq.

Këtë këshillë, shqiptarët e kanë dëgjuar  shpesh. Ajo është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjien tonë sa asnjë prej nesh me siguri nuk ka guxuar ta provojë me të vërtetë, nga frika e një helmimi të rrezikshëm.

Sa të vërteta janë paralajmërimet e nënave dhe gjysheve tona? A është me të vërtetë ky kombinim kaq i rrezikshëm sa mund të përfundojmë në spital?

Lexoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org që të mësoni të vërtetat dhe legjenda mbi këtë kombinim të ‘kobshëm’.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, kjo  ide besohet të ketë nisur në Jeruzalem.

Vite më parë, njerëzit përballeshin me paralajmërime të forta se peshku me qumështin dhe nën produktet e tij ishin një kombinim i tmerrshëm për shëndetin.

Nga aty ideja u përhap në të gjithë globin.

Megjithatë nga pikëpamja shkencore, nuk ka asnjë arsye përse peshku dhe produktet e bylmetit të mos konsumohen së bashku apo në të njëjtën kohë.

Shkencëtarët hedhin poshtë pretendimet se kombinimi i këtyre produkteve  mund të jetë kaq i dëmshëm apo mund të çojë në pigmentim të lëkurës.

Ndërkohë, recetat që na serviren  në restorante përfshijnë edhe gatime me peshk me salca të ndryshme bulmeti.

Problemet me tretjen

Shkencëtarët thonë se gjëja më e keqe që mund të ndodhë në rast se hamë peshk me kos janë problemet e lehta me tretjen.

Këto probleme variojnë nga organizmi, që është i ndryshëm tek çdo person.

Nga ana tjetër, sipas dermatologëve  peshku dhe qumështi, djathi apo kosi mund të shkaktojnë alergji, por jo për shkak të kombinimit.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj peshkut apo kosit e qumështit duhet të tregojnë kujdes.

Proteinat dhe Bulmeti

Ekspertët  thonë  se produktet e bulmetit nuk përshtaten me ushqimet e pasura me proteina.

Një prej arsyeve është se qumështi dhe kosi kanë efekt qetësues në organizëm.

Peshku ka efekt ngrohës sepse është i pasur me proteina dhe shpërbërja e tyre gjatë tretjes çliron nxehtësi.

Regjimi Mesdhetar i ushqyerjes, një nga më të shëndetshmit në botë përfshin kombinimin e tyre bashkë me drithërat, yndyrnat e shëndetshme dhe arrorët.

Një kombinim i këtyre ushqimeve është mirëbërës kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit apo problemeve mendore.

Pavarësisht këtyre të dhënave, shkenca nuk ka arritur akoma të provojë dëme të mëdha në organizëm prej këtij kombinimi tabu.

Ky kombinim nuk besohet të shkaktojë helmim, por alergji tek njerëzit që kanë tolerancë të pakët ndaj laktozës, pra jo për shkak të kombinimit.

Një reagim tjetër ndaj këtij kombinimi është ndonjë problem kalimtar me tretjen dhe ndoshta pigmentim të lëkurës./AgroWeb.org

SHARE