MALI I ZI DËNON AGRESIONIN E PAPROVOKUAR TË RUSISË KUNDËR UKRAINËS

Mali i Zi dënon hapur dhe fuqishëm agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ukraina do të ketë gjithmonë një mik në Mal të Zi, dhe si deri tani, ne do të ofrojmë mbështetje të përgjithshme politike në kornizat dypalëshe dhe shumëpalëshe, duke përfshirë vendosmerine euroatlantike të qytetarëve të Ukrainës”, tha Millatoviq.

Ai përshëndeti vendimin e vitit të kaluar të BE-së për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit.

“Mali i Zi, si vendi që ka përparuar më shumë në procesin e anëtarësimit, është i gatshëm të ndihmojë Ukrainën në këtë rrugë”, tha presidenti Millatoviq.

SHARE