ABAZOVIQ: PËR HERË TË PARË TË ARDHURAT NGA PARQET KOMBËTARE I KALUAN DY MILIONË EURO

Kryeministri në largim Dritan Abazoviq tha se të ardhurat e Parqeve Kombëtare kaluan dy milionë euro për herë të parë në histori.

“Mirëdita, Mali i Zi. Të ardhurat e Parqeve Kombëtare kaluan dy milionë euro për herë të parë në histori – 80 mijë vizitorë më shumë se viti rekord 2019 dhe madje 140 mijë më shumë se vitin e kaluar! Parqet Kombëtare të Malit të Zi kanë realizuar të ardhura prej 2.041.000 euro që nga 20 gushti, që është një rekord absolut në historinë e kësaj kompanie”, ka shkruar kryeministri në një postim në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

“Përgëzoj menaxhmentin e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi të udhëhequr nga Vladimir Martinoviq, si dhe të gjithë promovuesit e bukurive natyrore të vendit tonë që dhanë një kontribut të pamat në arritjen e këtij rezultati”, tha kryeministri.

Le të vazhdojmë, thotë Abazoviq, dhe u uroj të gjithë turistëve një qëndrim të këndshëm në vendin tonë.

“Ne vazhdojmë me fushatën Mali i Zi 365 dhe e konsiderojmë Malin e Zi si një destinacion të gjelbër. Siç u tha – thyerja e rekordit të përgjithshëm të industrisë së turizmit nuk ka qenë kurrë më afër! Jemi në rrugën e duhur”, ka thënë ai në njoftim.

SHARE