18 EMIGRANTË, VIKTIMA TË ZJARREVE NË GREQI

Rikthimi i zjarreve masive për shkak të vapës përvëluese në Greqi, këtë herë ka rezultuar me një bilanc tepër të rëndë. Trupat e shkrumbuar të 18 personave, me shumë gjasa emigrantë të jashtëligjshëm u gjetën në pyllin e Dadias, pranë qytetit Aleksandropolis pranë kufirit tokësor me Turqinë. Në të njejtën zonë, një ditë më parë u gjet trupi i pajetë i një tjetër emigranti i cili kishte humbur jetën nga asfiksia si pasojë e vorbullës gjigante të tymit që ka pushtuar zonën.

Zona përreth Aleksandropolit ka 4 ditë që digjet me zjarre masive që nuk po vihen dot nën kontroll, për shkak të ajrit të thatë prej temperaturave të larta. Autoritetet evakuuan pacientët e spitalit universitar të qytetit, pasi edhe ajo ndërtesë rrezikohet të digjet.

Pacientët u transportuan me traget drejt spitaleve të tjerë të vendit. Vatra të reja janë shfaqur në periferitë e kryeqytetit Athinë, njëra prej të cilave në pjesën e poshtme të malit Parnitha.

Vapa përvëluese ka hyrë thellë në brendësi të territorit francez. Temperaturat janë të pazakonta dhe vapa, si rrallë herë është ndjerë që në orët e para të mëngjesit ku temperaturat ishin pranë 30 gradëshit.

SHARE