GJUROVIQ: QËLLIMI 1.3 MILIARDË EURO NGA TURIZMI

Mali i Zi po shkon drejt një rekord në turizëm – 1.3 miliardë euro për këtë vit, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq.

Ai tha për Televizionin Vijesti se të ardhurat në hotele për shtatë muajt e parë janë deri në një të tretën më të larta se vitin e kaluar, ndërsa në akomodimet private janë rreth dhjetë për qind më të ulëta.

Ministri Gjuroviq, ka bërë të ditur të dhënat e Bankës Qendrore, sipas të cilave të hyrat nga turizmi në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 453 milionë euro.

Kjo, siç theksoi ai, është 90 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe 78 për qind më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.

Duke komentuar vlerësimin e presidentit malazez Jakov Milatoviq se rritja reale duhet parë në kontekstin e inflacionit dhe numrit të rusëve dhe ukrainasve që qëndrojnë përkohësisht këtu, Gjuroviq tha se shifrat janë të pashmangshme, por suksesi nuk falet.

SHARE