OPEC TKURR EKSPORTET / RRITEN LEHTË KARBURANTET NË TREGJET GLOBALE

Çmimet e karburanteve u rritën të hënën në tregjet ndërkombëtare teksa oferta globale po shtrëngohet nga eksportet më të ulëta nga Arabia Saudite dhe Rusia.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 61 cent në 85,41 dollarë për fuçi deri në orën, ndërsa nafta e papërpunuar në SHBA ishte në 81,88 dollarë për fuçi, duke u rritur me 63 cent.

Veç uljes së prodhimit nga ana e Arabisë Saudite dhe Rusisë, rritja e çmimit i faturohet edhe forcimit të dollarit përgjatë muajit gusht.

Ndërkohë, Kina, importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, po tërheq depozitat rekord të grumbulluar në fillim të këtij viti pasi rafineritë po zvogëlojnë blerjet pas shkurtimeve të furnizimit nga OPEC.

Në korrik, dërgesat e Arabisë Saudite në Kinë ranë 31 për qind në krahasim me qershorin, ndërsa Rusia, me naftën e saj të papërpunuar, mbeti furnizuesi më i madh i gjigantit aziatik, treguan të dhënat e doganave kineze.

Rafineritë kineze rritën gjithashtu eksportet e produkteve të rafinuara në korrik, të tërhequra nga marzhe të forta fitimi.

SHARE