MINISTRIA: BUXHETI MË I MADH, GREVA MUND TË DËMTOJË ARSIMIN

Pas grevës paralajmëruese në ditën e fillimit të vitit shkollor nga Sindikata e Arsimit, Ministria e Arsimit ka theksuar se e drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe se e drejta në grevë nga punëtorët mund të realizohet nëse plotësohen kushtet e veçanta të përcaktuara me ligj.

Ministria e Arsimit tha se buxheti i tyre për këtë vit është 279.508.946 euro, që paraqet një rritje prej 25% krahasuar me buxhetin e vitit 2022.

Ata thonë se janë planifikuar rreth 3.9 milionë euro për financimin e rindërtimit dhe përshtatjes së infrastrukturës ekzistuese në shkolla.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, dje ka deklaruar se gjendja në arsim është alarmante në të gjitha çështjet – nga financat, infrastruktura shkollore, deri te pozita e mësimdhënësve në shoqëri.

Me grevën paralajmëruese ata po kërkojnë që shteti përfundimisht t’i drejtohet arsimit.

SHARE