Receta e Sallatës së Freskët me Patate dhe Domate

Sallata me bazë perimesh, një recetë e shpejtë dhe e lehtë për një sallatë të freskët vegjetariane perfekte për verën.

Koha për të zier patatet dhe është e shkurtër dhe nëse dëshironi mund ta para përgatisni dhe ta shijoni në drekë, në darkë apo sa herë që dëshironi të përgatisni diçka të shpejtë dhe të lehtë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me hapat e përgatitjes së saj dhe ju fton edhe ju ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbërësit

  • 500 g patate
  • 2 domate
  • 300 g kombinim perimesh turshi
  • 200 g angjinare të konservuara në vaj
  • 100 g ullinj jeshil
  • ½ qepë të kuqe
  • kripë e imët
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • uthull

Përgatitja

Filloni me recetën duke zier fillimisht patatet. Pas zierjes lërini patatet të ftohen dhe më qërojini dhe pritini në feta.

Prisni gjithashtu domatet në feta dhe bashkojini me patatet.

Më pas shtoni perimet turshi, angjinaret dhe ullinjtë jeshil të cilët duhet të jenë pa bërthamë.

Në fund prisni gjysmën e qepës së kuqe në feta të holla dhe shtojeni edhe atë në sallatë.

Spërkateni sipas shijes me kripë, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe pak uthull.

Kini parasysh që angjinaret tashmë përmbajnë një sasi vaji, këshu që AgroWeb.org iu këshillon të bëni kujdes me sasinë e vajit të ullirit.

Pasi t’i përzieni mirë përbërësit, sallata juaj me perime është gati për tu servirur! /AgroWeb.org

SHARE