SPAJIQ: PARIMET E LËVIZJES “EVROPA TANI” JANË TË PRANUESHME PËR TË GJITHË

Parimet e Lëvizjes „Evropa Tani“ për formimin e qeverisë së re janë të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në takimin e sotëm, tha lideri i asaj partie dhe mandatari Millojko Spajiq, duke shtuar se nuk është diskutuar për ndarjen e departamenteve dhe kërkesa të veçanta.

“Filloi shumë më mirë se sa pritej. Nuk kemi kohë për të humbur, Bashkimi Evropian është para nesh, reforma të mëdha dhe punë janë përpara. BE-ja nuk mund të na shtyjë me to, ne duhet të punojmë shumë”, tha Spajiq.

I pyetur për kërkesat e veçanta, Spajiq tha se atmosfera në takim ishte konstruktive.

“Ka mirëkuptim se ka ardhur koha për një Mal të Zi të ri, pa ndarje, me qëllim dhe vizion të qartë”, shtoi mandatari.

Ai theksoi se nuk ka nevojë për ofertë kundër kohës, por se do të ketë një strukturë qeveritare “më shpejt se sa e kërkon ligji”.

I pari në takimin e sotëm ka mbërritur lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq, i ndjekur nga kryetari i Demokratëve, Alleksa Beçiq, e më pas kreu i PSP-së, Vlladimir Jokoviq, nga rradhët e Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj dhe Ivan Ivanaj, si dhe lideri i UDSH-së, Mehmet Zenka.

Në takim morën pjesë edhe lideri i CIVIS Srgjan Paviqeviq, si dhe kryetarët e Iniciativës Qytetare Kroate FORCA dhe PB-së, Adrijan Vuksanoviq, Genci Nimanbegu, Ervin Ibrahimoviq.

SHARE