Qëndrimi ynë për formimin e qeverisë mbetet i pandryshuar. „Ne mbështesim formimin e shpejtë të një qeverie që është e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike dhe përfaqëson Malin e Zi multikulturor,“ tha për CdM Ambasada e SHBA në Podgoricë.
“Ne mbështesim qeverinë, anëtarët e së cilës do të dënojnë agresionin rus, do të avokojnë për integritetin territorial të Ukrainës dhe do të mbështesin sanksionet e BE-së kundër Rusisë, do të forcojnë pjesëmarrjen aktive të Malit të Zi në NATO, do të mbrojnë të drejtat e pakicave dhe do të mbështesin sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën“, theksuan nga Ambasada e SHBA-së.
Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse ka informacione se Millojko Spajiq, mandatarit për përbërjen e qeverisë së ardhshme, i është kërkuar nga qarqet diplomatike që të pastrojë sektorin e sigurisë nga ndikimi rus dhe serb, siç njoftuan sot disa media, dhe nëse Ambasada Amerikane mendon se sektori i sigurisë malazeze është nën një ndikim të tillë, nga Ambasada Amerikane u përgjigjen se presin që të gjithë aleatët e NATO-s të ruajnë nivelin e sektorit të sigurisë në përputhje me standardet e Aleancës dhe pa ndikim malinj.