INFLACIONI NË KORRIK 1 PËRQIND

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në korrik në krahasim me qershorin, kanë qenë mesatarisht një për qind më të larta, sipas të dhënave të Monstat.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e konsumit në korrik ishin mesatarisht 6.9 për qind më të larta.

“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet e shërbimeve të akomodimit, qumësht, djathë dhe vezë, mish, restorante, kafene e të ngjashme, duhan, lëndë djegëse dhe lubrifikantë për automjete, pajisje të tjera, artikuj dhe produkte për kujdesin personal, si dhe lëndë djegëse të ngurta”, thuhet në njoftim.

Në periudhën janar-korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çmimet e konsumit janë mesatarisht 10.3 për qind më të larta.

SHARE