SPAJIQ TË MARTËN DO TË NISË BISEDIMET E REJA PËR FORMIMIN E QEVERISË

Mandatari për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi, Millojko Spajiq, të martën do të fillojë bisedimet me liderët e subjekteve politike, të cilët duhet të jenë pjesë e Qeverisë së re.

Së pari, në orën 11:00, Spajiq do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike që e kanë mbështetur për mandatar në konsultimet me presidentin e shtetit, Jakov Millatoviq.

Në takimin e dytë, në orën 14:00, Spajiq do të bisedojë me liderët e koalicionit „Për të Ardhmen e Malit të Zi”, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq.

Të enjten, lideri i Lëvizjes „Evropa Tani“ mori mandatin nga Millatoviq për të formuar qeverinë.

Afati për ta kryer atë punë është tre muaj dhe duhet të marrë mbështetjen e të paktën 41 deputetëve.

SHARE