Kryeministri Dritan Abazoviq tha se me hapjen e sotme të teleferikut Kotor-Lovqen për përdorim komercial është realizuar “ëndrra e shumë brezave” të qytetarëve malazezë.
Ky është, siç tha ai, projekti më prestigjioz i infrastrukturës për promovimin e vendit tonë.
“Pasi u vendos gurthemeli vitin e kaluar në prag të 13 korrikut, saktësisht 13 muaj pas kësaj, vijnë vizitorët e parë. Në vetëm një vit u ndërtua një objekt infrastrukturor jashtëzakonisht i ndërlikuar, i paralajmëruar prej dekadash. Unë personalisht mendoj se ky është projekti më i rëndësishëm në historinë e vendit tonë, kur bëhet fjalë për promovimin e Malit të Zi”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuan për të përfunduar gjithçka në kohë rekord.
“E premtuar – u përmbush! Një gjë është e sigurt – kushdo që merr teleferikun një herë në Lovqen dhe sheh Gjirin e Kotorrit magjik, nuk do ta harrojë kurrë Malin e Zi gjatë jetës së tij”, përfundoi ai.