MILLATOVIQ: DËNOJ ÇDO AKT QË SHPREH INTOLERANCË FETARE APO KOMBËTARE

Një Mal i Zi i pajtuar dhe i begatë duhet të jetë një qëllim i përbashkët, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Ai në Twitter ka thënë se ditët e fundit në Mal të Zi janë vërejtur dukuri negative sociale, të cilat kërkojnë reagim efektiv nga institucionet kompetente.

Millatoviq tha se dënon çdo akt që shpreh intolerancë fetare ose kombëtare, sulmon lirinë e profesionit të gazetarit ose nxit çdo formë agresioni.

“Është koha të zbresim nga autobusi dhe të mblidhemi rreth asaj që është emëruesi i përbashkët i të gjithëve – dashuria për Malin e Zi. Aty ku na ndan – le të gjejmë harmoninë. Një Mal i Zi i pajtuar dhe i begatë duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët”, tha Millatoviq.

SHARE