PAVIQEVIQ: MBËSHTETJA E 49 DEPUTETËVE GARANTON NJË QEVERI TË QËNDRUESHME

Lideri i CIVIS-it, Srgjan Paviqeviq, pas konsultimeve me presidentin e shtetit Jakov Millatoviq, tha se partia e përkrah Millojko Spajiqin që të jetë mandatar.

Ai po ashtu thekson se në negociata duhet të përpiqen për konsensus sa më të gjerë dhe përfshirje sa më të thellë dhe se vetëm mbështetja e 49 deputetëve garanton stabilitetin e Qeverisë së ardhshme.

CIVIS mori pjesë në zgjedhjet e qershorit si pjesë e listës së Lëvizjes “Evropa Tani”.

Paviqeviq thotë se takimi me Millatoviqin ka qenë konstruktiv dhe se është diskutuar për qeverinë dhe strategjinë e ardhshme.

“Sa i përket mandatarit, CIVIS ishte pa mëdyshje duke respektuar aksiomat e demokracisë dhe marrëveshjen e koalicionit me LET, ne e mbështetëm Spajiqin që të jetë mandatar dhe i urojmë suksese në punën e tij”, tha Paviqeviq.

Ajo që vijon, siç thekson ai, është krijimi i një qeverie të bazuar në parimet që janë krijuar bashkërisht.

“Mund të them se një periudhë e re është përpara nesh, dhe këto janë negociata intensive për formimin e qeverisë, është një proces, nuk është një histori deklarative si kjo”, tha Paviqeviq për gazetarët.

Në atë proces, siç tha ai, CIVIS do të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe do të japë një kontribut konstruktiv. Qëllimi, siç thotë Paviqeviq, është të kemi një qeveri moderne dhe evropiane.

SHARE